Pas polemikave për gjykimin në ndeshjen e Kupës ndaj Partizanit, dje FSHF kishte dërguar në Shkodër arbitrin e FIFA-s, Enea Jorgji, për Vllaznia-Kastrioti.

Në VAR ishte ndërkombëtari tjetër, Juxhin Xhaja, e po ashtu Ridigert Çokaj. Mirëpo, sërish nuk munguan problemet, ndonese shkodranet humbjen 1-2 kerkuan ta gjejne tek vetja kete here dhe jo tek arbitrat. Megjithate ka nje moment qe mund te kishte ndryshuar rrjedhen e lojes.

Në minutën e 52-të, kur rezultati ishte 1-0 për Vllazninë, Latifi pengohet në zonë nga Neziri, por Jorgji vazhdoi lojën. Këtu kemi të bëjmë me një penallti të padhënë. Çuditërisht, as VAR-i nuk ndërhyri.

Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e meposhtme, arbitri Jorgji eshte shume prane dhe e ka pamjen e qarte, por preferoi te vazhdonte lojen duke mos e konsideruar nderhyrjen e Nezirit te gabuar, ndonese ai nuk ka lidhje me topin, por pengon dukshem Latifin.

Por nese Jorgji nuk e ndali lojen per te treguar piken e bardhe, edhe VAR nuk e sinjalizoi fare. Per me teper qe edhe regjia televizive preferoi te mos e perseriste kete rast. Natyrisht qe Vllaznia duhet ta reklamoje edhe kete padrejtesi bashke me ato 9 te tjerat qe ka depozituar ne FSHF.