Një autogol i çuditshëm u regjistrua në sfidën mes Montpelierit dhe PSG-së e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit francez.
Në minutën e 41-të, mesfushori Paredes, devijon topin me dorë drejt rrjetës, pas një harkimi nga këndi, duke i dhuruar golin e avantazhit skuadrës vendase, e cila e mbylli pjesën e parë në epërsinë 1-0.
Kampionët në fuqi të Francës, arritën të shlyenin këtë gabim të Paredes, duke përmbysur rezultatin falë golave të Nejmar dhe Mbape.