Besiktas ka fituar 3-2 ndeshjen e radhës ndaj Konyaspor në Super Lig turke. Megjithatë, e gjithë vëmendja e rrjeteve sociale ka shkuar te episodi i sherrit mes dy shokëve të ekipit Gary Medel dhe Ricardo Quaresma.
Pasi skuadra e tyre kishte fituar një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, dy ish-lojtarit e Inter donin ta kryenin goditjen.
Mes tyre plasi një zënkë në mes të fushës dhe Medel ka goditur Quarezma me një shpullë të mirë pas koke. Shokët e ekipit kanë ndërhyrë duke qetësuar gjakrat./telesport/
Adamına göre muhamele #besiktasinmacivar #besiktas #garymedel #medel #Quaresma #LikeABoss #beşiktaş pic.twitter.com/8q6iGPZoYS
— SVEN (@ugurk__) March 10, 2019