Lionel Messi, që së fundi u shpërblye për herë të gjashtë në karrierë me Topin e Artë, nuk e shfaq talentin vetëm kundër rivalëve në ndeshjeve. Një video që është bërë virale në rrjete e sociale dëshmon se ai s’i kursen as bashkëlojtarët e tij gjatë stërvitjeve.

Ylli argjentinas i Barcelonës e mposhti qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, në garën për Topin e Artë 2019, duke vendosur rekord të ri si gjashtë herë fitues i këtij çmimi, përderisa Cristiano Ronaldo mbetet me pesë, transmeton Gazeta Express.

Messi bëri paraqitje mbresëlënëse me Barcelonën gjatë vitit 2019, duke arritur ta mbrojë titullin e kampionit të La Ligës dhe duke e fituar Këpucën e Artë të Evropës për sezonin e kaluar. Megjithatë, videoja e mëposhtme dëshmon se argjentinasi e shfaq talentin e tij edhe në stërvitje./gazetaexpress/