Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mediat italiane para ndeshjes ndaj Monzas.

Shqiptari u shpreh se “zikaltërit” duhet të përpiqen të mbajnë rezultatin ndaj Benfikës në Champions.

Duhet t’i japim vazhdimësi lojës që bëmë ndaj Benfikës, duhet të luajmë futbollin që njohim duke e ditur se përballemi me një skuadër që luan hapur. Po vij nga muaj të vështirë, por jam i lumtur edhe për lojtarët që kam përballë.

Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj sërish dhe shpresoj të bëj mirë.

Janë lojtarë me shumë përvojë. Mësoj prej tyre dhe shpesh i pyes se ku mund të përmirësohem”, deklaroi Asllani.