Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BOKSViktima e 5-të nga koronavirusi në Shqipëri është trajneri i njohur i...

Viktima e 5-të nga koronavirusi në Shqipëri është trajneri i njohur i boksit

Situata me sa duket po përkeqësohet në Shqipëri, është shënuar viktima e 5 në këto minuta të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e shëndetësisë sipas të cilës një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë minutave të fundit.

Po kush eshte 61 vjeçari qe nderroi jete? Mesohet se kemi te bejme me ish- trajnerin e njohur te boksit te Tiranes por edhe te ekipit tone kombetar Skender Kurti.

Mesohet se ai e kishte marre virusin nga nje mik i tij i ardhur nga Italia para disa ditesh dhe prej nje jave ndodhej i shtruar ne spital por nuk ka arritur dot t’ia hedhe dhe per rrjedhoje mengjesin e sotem ka nderruar jete.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se 61-vjeçari është vendosur prej disa orësh në frymëmarrje të drejtuar por nuk ka mundur të mbijetojë.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Kurti per humbjen e njeriut te saj te dashur.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments