Bayern Munich e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pasur vetëm fitore deri tani. Edhe pse duken në super formë dhe pretendojnë të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon, drejtuesit e Bayern po mendojnë që tani për ekipin e sezonit të ardhshëm.

“Bild” raporton se gjatë verës do largohet Raphaël Guerreiro nga Bayern. Mbrojtësi i majtë nuk bën pjesë në projektin e Vincent Kompany dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Ka qenë pikërisht trajneri belg i bavarezëve që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim gjatë merkatos që vjen në rolin e Raphaël Guerreiro, pasi portugezi nuk e bind.

Përveç Raphaël Guerreiro, një tjetër emër që pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme është edhe Dayot Upamecano. Francezi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe ndaj do të largohet.(telesport)