Vllaznia e sivjetme ka bere disa goditje shume te mira ne merkato, goditje keto qe pritet te japin efektin e vet kur te nisin ndeshjet zyrtare.
I rradhes qe iu bashkua kuqebluve ka qene mbrojtesi shkodran Esin Hakaj. Me marrjen e tij, mbrojtja e Vllaznise tashme plotesohet. Hakaj sebashku me Bulatoviç do te plotesojne me se miri krahun e majte te mbrojtjes, nderkohe qe malazezi mund te luaje edhe ne qender nese eshte e nevojshme.
E njejta situate edhe me krahun e djathte. Me Gurishten e Fangajn edhe ky krah konsiderohet i blinduar dhe madje kapiteni mund te luaje edhe ai ne qender nese eshte e nevojshme. Pa permendur gatishmerine per kete repart edhe te lojtareve te rinj te talentuar si Shimaj e Smajli apo dhe Paloka.
Ne kete menyre, per mbrojtjen tashme stafi teknik i Vllaznise e ka fjetur mendjen dhe po kerkon ndonje perforcim ne mesfushe ose sulm. Ne kete te fundit ne fakt nevoja eshte me e madhe dhe prandaj do te shihet deri ne fund mundesia per te gjetur ndonje lojtar tjeter.
Vllaznia pritet te kete pretendime serioze ne sezonin e ri dhe do te luftoje per t’i fituar te gjitha trofete dhe per kete arsye kerkon sa me shume lojtare cilesore ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/