Qatip Osmani ka mberritur mbreme ne Shkoder, ka firmosur kontraten me klubin kuqeblu dhe paraditen e sotme nuk ka humbur kohe por ka zbritur menjehere ne fushen e stervitjes duke zhvilluar edhe seancen e pare ne krye te skuadres qe ai tashme do te drejtoje.

Megjithate, prezantimi i tij ende nuk eshte bere. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me drejtues te klubit Vllaznia te cilet kane bere te qarte agjenden e metejshme.

“Prezantimi i trajnerit te ri dhe i ndihmesit te tij do te behet paraditen e se martes, pikerisht ne pragndeshjen me Erzenin, qe do te shenoje edhe debutimin e tyre te Vllaznia”.

Tashme mbetete vetem te mesohet orari i ketij prezantimi dhe se kush do te jete perkrah tyre. Ashtu si dhe ne rastin e Memellit dhe Shtubines, edhe neser me shume mundesi perkrah Osmanit dhe Ljivorekes do te jete drejtori sportiv Elvis Plori./SHKODRA-SPORT.COM/