Pas rinovimeve te kontratave me dy nga lojtaret me te rendesishem te skuadres, mbrojtesin dhe kapitenin Klejdi Dibra si dhe me mesfushorin Samet Hepaj, Beselidhja ben realitet perforcimin e pare ne merkato.
Dhe ne fakt eshte nje “gjetje” e trajnerit Dritan Smajli. Behet fjale per portierin e Veleçikut Leonard Kaçaj. 20 vjeçari qe eshte formuar tek Akademia Vllaznia ka qene i huazuar sezonin e tjeter tek koplikasit me te cilet ka bere paraqitje shume te mira.
Kjo gje ka bindur trajnerin aktual te Beselidhjes te kerkoje ta marre me vete edhe ne Lezhe dhe planet jane konkretizuar me hedhjen e firmes ne kontrate. Gazeta “Shkodra Sport” meson se Kaçaj ka firmosur per 2 vjet me lezhjanet.
Ne kete menyre skuadra ka nisur te marre forme. Trajneri Smajli pas garancise qe ka marre nga drejtuesit per perforcime cilesore, ka nisur punen per gjetjen e tyre dhe me Kaçajn ka siguruar porten.
Objektivi i Beselidhjes ne sezonin e ri sigurisht qe do te jete ringjitja ne kategorine e pare megjithate kjo nuk do te jete e lehte sepse kerkon shume pune e perkushtim, njekohesisht edhe lojtare sa me cilesore./SHKODRA-SPORT.COM/