Sfida e sotme ndaj Elbasanit per kupe nuk mund te jete baromter mates per forcen e Vllaznise, megjithate ajo po tregon qe do te jete nje ekip i forte dhe i veshtire per te gjithe kundershtaret.
Ndaj verdhebluve, ekipi shkodran ka treguar vlerat e tij me te mira dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene fakti se ne fitoren 8-0 kane shenuar te gjithe lojtaret e repartit ofensiv.
Do te ndalemi pikerisht tek njeri prej tyre, braziliani Victor Matheus Da Silva Matos. Trajneri kishte vendosur ta linte pushim ne pjesen e pare dhe e ka hedhur ne fushe vetem ne minuten e 72-te, por 18 minuta aktivizim i kane mjaftuar per te treguar vlerat e tij.
Ashtu si dhe ndaj Skenderbeut per kampionat ku shenoi nje supergol, edhe sot u shfaq perpara portes se Elbasanit dhe brenda pese minutash, ka arritur ta dergoje dy here topin ne rrjeten e portes kundershtare.
Ka ndodhur ne minutat 83 dhe 88 kur Victor da Silva shfaqi vlerat e tij me te mira dhe padiskutim qe mbetet nje element shume i rendesishem i kesaj Vllaznie.
Nese vitin e kaluar ka qene Hygor qe me veprimet e tij ngrohte tifozet shkodrane, por Victor da Silva duket i nje niveli me te larte. Te pakten deri tani. Duhet te presim ne vijim per te pare nese vertete do te jete keshtu apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/