Nga Andi GJURGJEJ
Kampionati i 82-te shqiptar i futbollit ka hyre ne faza dhe momente kulminante. Vllaznia, Partizani, Teuta dhe Laci po garojne fuqishem per fitimin e titullit kampion, ku diferenca mes tyre eshte fare e ngushte.
Kane mbetur edhe 14 ndeshje deri ne mbyllje te ketij sezoni dhe per Vllaznine do mund te quhen 14 ndeshje finale dhe mjaft te rendesishme per objektivat qe ajo i ka vene vetes.
Se fundmi, skuadra shkodrane ne perballjen ndaj Teutes mori humbjen e 5 sezonale, por kjo disfate eshte lene pas dhe ekipi 9 here kampion ka perveshur menget per ndeshjet e ardhshme.
Vllaznia ne dy javet ne vazhdim luan ne shtepi me Kukesin dhe Bylisin, dhe ne krahasim me ekipet e tjera qe konsiderohen rivale eshte me e avantazhuar per te arritur maksimumin e pikeve, per vete faktin se Vllaznia do te shfrytezoje ne maksimum faktorin “fushe”.
Keto perballje shihen si mjaft te rendesishme per skuadren shkodrane, qe nese arrin t’i fitoje ndeshjet do te qendronte serish ne majen e klasifikimit dhe njekohesisht nuk do rrezikonte objektivin primar qe jane Kupat e Europes. Per kete qellim, Vllaznia eshte e motivuar per te kerkuar revanshin dhe kthimin ne rezultatet pozitive qe ne ndeshjen e se henes ndaj Kukesit.