Vllaznia- AEL Limassol ka marre nje vemendje te jashtezakonshme ne opinionin sportiv shkodran. Si rrjedhoje, fakti qe jo te gjithe do te mund te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”, ka shtuar edhe kureshtjen se kush do te jete tv qe do ta transmetoje ate.

Vete klubi shkodran pak minuta me pare permes faqes zyrtare ka bere te ditur se ndeshja ne fjale do te transmetohet nga RTSH 1 duke filluar nga ora 21.00.

Ne kete menyre, transmetimi pa pagese ne ekranine televizionit publik shqiptar do t’u jape mundesine te gjitheve per ta ndjekur kete ndeshje.

Kuptohet qe deshira e tifozeve eshte per te qene ne stadium, por kete mundesi nuk e kane te gjithe dhe per rrjedhoje, te tjeret do te kene mundesi ta ndjekin nga ekrani i televizionit./SHKODRA-SPORT.COM/