Vllaznia ka planifikuar zhvillimin edhe te dy ndeshjeve te tjera miqesore deri ne prag te startit te kampionatit te ri. Njera prej tyre eshte siguruar, pikerisht ajo ndaj Teutes qe do te luhet diten e neserme ne ora 18.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Nderkohe e dyta, ajo ndaj Kukesit, eshte anulluar. Arsyeja eshte e thjeshte: Me kete skuader kuqeblute do te ndeshen ne javen e pare te kampionatit dhe nuk kishte as me te voglin kuptim luajtja e nje miqesoreje perballe saj vetem nje jave para ndeshjes zyrtare.

Ne keto rrethana, drejtuesit shkodrane po punojne per te gjetur nje kundershtar serioz per kete perballje qe do te sherbeje edhe si “banko- prove” ne prag te startit te kampionatit te ri.

Nje ide eshte qe te luhet me 12 gusht ne Shkoder ndaj Tiranes megjithate kjo ende nuk eshte konkretizuar. E sigurte eshte qe do te kete nje miqesore me njeren prej skuadrave te Superliges qe do t’i sherbeje trajnerit Memelli per te pare edhe njehere gjendjen e skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/