Vllaznia do te luaje sot ne oren 13.45 ndeshjen e kthimit te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit. Fitorja 2-1 ne ndeshjen e pare ne Vlore, i favorizon shkodranet per te kaluar ne gjysmefinale te ketij kompeticioni.
Nisur edhe nga kjo, trajneri Brdariç ka vendosur t’i jape pak “frymemarrje” disa prej titullareve te ekipit, por pa prishur boshtin e skuadres. Kjo shihet qarte edhe tek reparti i mbrojtjes teksa do kete vetem nje mungese.
Senegalezi Diagne eshte lene pushim dhe skuadra ne prapavije do te luaje si ne ndeshjen e para dy javeve ne Vlore. Pra me Fangajn ne te djathte e Hakajn ne te majte, ndersa ne qender do te jete dyshja Gurishta- Bulatoviç.
Por ne ndryshim me ndeshjen e kaluar do te kete nje ndryshim ne porte sepse nuk do te luaje Qarri per shkak te nje demtimi qe ka pesuar kohet e fundit, si rrjedhoje e te cilit nuk ishte i gatshem per sfiden e kaluar ne Laç dhe do te luaje Zogoviç.
Kjo tregon qarte se tek Vllaznia nuk kane deshire te mendojne per eksperimente sepse per te e rendesishme eshte kalimi i turit dhe shkuarja ne gjysmefinale te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/