✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Ekipi i Vllaznisë B po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit. Kuqeblutë kanë arritur fitoren e tretë rradhazi, këtë herë në një ndeshje spektakolare ndaj Shënkollit, që përfundoi me rezultatin 4-6.

Për Vllazninë B shënuan Kubazi, Halili me tripletë dhe Ugen me dopietë. Në këtë ndeshje, spikati sulmuesi Klajdi Halili, i cili ka qenë protagonist absolut në këtë fillim kampionati për Vllazninë B me plot gjashtë gola në tre ndeshje, duke u shndërruar në pikën më të fortë të ekipit kuqeblu.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia B ndodhet në vendin e tretë në tabelën e renditjes, në kuotën e nëntë pikëve, tre pikë larg vendit të parë, në të cilin ndodhet Dinamo B, me kuqeblutë që kanë një ndeshje më pak.