Pasditen e sotme, saktesisht ne oren 18:30 ne fushen sportive te Golemit ekipi i dyte i Vllaznise i perbere nga lojtare jotitullare, do te zhvilloje nje test kontrolli ndaj nje seleksionimi me lojtare te ekipeve U21 dhe U19 te Vllaznise.

Kjo ndeshje kontrolli do te jete edhe nje test per sulmuesin malazez te ardhur ne prove, Danin Talovic. Ai pritet te luaje 90 minuta ne kete ndeshje dhe stafi teknik i kuqebluve do te kete mundesine te shohe vlerat e tij.

Nese ai bind sot, do te kete mundesine qe te luaje edhe ne miqesoren e se shtunes ndaj Laçit. Ne rast te kundert, mund te largohet qe neser nga Shkodra.

Ne miqesoren e sotme, stafi teknik ka dashur t’i jape hapesire dhe minuta lojtareve te rinj, por edhe ndonjerit si Gruda qe vjen pas nje demtimi dhe e ka te nevojshme te marre minutat e duhura. /SHKODRASPORT.COM/