Marrja e një tjetër fitoreje edhe në ndeshjen e sotme me Laçin nuk është arritur për Vllazninë. Ajo është mundur me rezultatin 1-2 nga skuadra vendase dhe tashmë Europa për kuqeblutë është gjithnjë e më larg duke parë hapin e katër skuadrave që janë mbi të në renditje. Ndeshja ka nisur mirë për kuqeblutë që në minutat e para të saj duhej të kishte kaluar patjetër në avantazh. Mbi të gjitha në rastin e Dragoit që arriti të godasë edhe traversën, ata kanë qenë të pafat. Pas këtyre dy momenteve, janë kurbinasit ata që e rrisin lojën e tyre. Fillimisht portieri Vujadinoviç bëhet pengesë për Emurllain por ky futbollist në minutën e 36-të do të kalonte në avantazh Laçin. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për këtë të fundit. Në të dytën Vllaznia mundohet të reagojë. Ajo arrin edhe të shënojë por goli anullohet për ndërhyrje të parregullt të njërit prej futbollistëve të saj para se topi të mbërrinte në rrjetë. Ndërkohë, në minutën e 79-të vendasit arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Shazivarit. Duket se ndeshja mbyllet këtu por Gjini arrin të shënojë në minutën e 85-të por vetëm kaq sepse ndeshja do mbyllet me rezultatin 2-1 për Laçin. Me humbjen e sotme Vllaznia është larguar disi nga katër skuadrat e para dhe për rrjedhojë arritja e objektivit për të qenë në Kupat e Europës në fund të sezonit tashmë është gjithnjë më larg. Rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura sot kanë qenë këto:
BESA-LUFTETARI   2-0
Golat: Sefa 65′, Dita 90+2′

SHKUMBINI-SKENDERBEU   0-1
Golat: Caushaj 5′

TOMORI-KUKESI   2-5
Golat: Xhejms 45+1′, Muzhai 84′ / Allmuca 4′, 24′ (pen), Progni 44′, Biskup 82′, Inzaghi 86′

LACI-VLLAZNIA   2-1
Golat: Emurllai 36′, Shazivari 79′ / Gjini 85′

BYLIS-APOLONIA  3-0
Golat: Adebayo 25′, Izucuku 60′, Xhafa 84′

www.shkodrasport.com