Vllaznia dhe Dinamo luajnë sot në 19:45 në “Loro Boriçi”. Sfida vlen për javën e pestë të Superligës dhe është deçizive për dy skuadrat që kanë ndërtuar grupet respektive për titullin kampion.
Dueli mes tyre vjen pas 9 vitesh mungese, me blutë që nuk kanë qenë në elitë, por qe tashme jane rikthyer fuqishem dhe me pretendime shume ambicioze.
Bastet dhe koeficientët flasin për vendasit, që kuotohen me 1.92. Barazimi në sfidën e sotme vlen 2.91, ndërsa fitorja e Dinamos me 4.61.
Bastet dukshëm nënvlerësojnë Blutë, që rikthehen të zhvillojnë pas afro një dekade ndeshje në “Loro Boriçi”. Dueli mes tyre shpeshherë ka dhuruar emocione, për vetë lojën sulmuese që skuadrat prodhojnë.
Megjithate pavaresisht ketyre parashikimeve, gjithçka do te vendoset ne fushen e lojes, pikerisht duke filluar nga ora 19.45 e mbremjes se sotme kur do te startoje kjo sfide.