Futbolli shqiptar do mbyllë nesër sezonin 2021/22. Vllaznia dhe Laçi do diskutojnë prej orës 19:00 fituesin e Kupës së Shqipërisë, sfidë që premton të dhurojë mjaft emocione në “Air Albania”.
Temë mjaft e nxehtë është ajo e gjykimit, kujt do i besohet arbitri kryesor i ndeshjes. Pothuajse të gjithë skuadrat shqiptare kanë shfaqur pakënaqësi për abitrimin gjatë sezonit, dhe prej atyre janë dhe Vllaznia me Laçin.
Në fund vendos FShF që e ka në dorë, por Vllaznia nuk do dëshironte që Hamiti të ndante drejtësinë, ndërsa Laçi kundërshton Enea Jorgjin. Drejtësia mund t’i mbetet kryeqytetasit Juxhin Xhaja. Të tre kanë stemën e FIFA-s për vitin 2022 dhe mendohet se kryesori do jetë një mes tyre.
Shkodranet jane penalizuar shume gjate ketij sezoni dhe si rrjedhoje mbesin me shpresen se neser te pakten te kene drejtesi ne fushen e lojes ne menyre qe ne fund te takimit te fitoje me i mir.