Vllaznia dhe Partizani kane ndare piket ne stadiumin “Loro Boriçi” ne ndeshjen e javes se 26-te te kampionatit. Si rrjedhoje shkodranet tashme ndajne vendin e pare dhe te dyte me pike te barabarta me Teuten.

Pjesa e pare eshte shoqeruar nga nje rivalitet kryesisht ne mesfushe, por eshte Partizani qe e qarkullon me shume topin, krijon edhe 2-3 mundesi te mira shenimi, por portieri Zogoviç eshte ne lartesin e duhur.

Vllaznia sikur zgjohet ne minutat e fundit te kesaj pjese loje dhe ka dy shanse shume te mira per te derguar topin ne rrjete, por Shehi dhe A. Hoxhaj nuk arrijne ta bejne ta bejne kete gje dhe dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabarte 0-0.

Ne pjesen e dyte Vllaznia luan disi me mire dhe ne minuten e 55-te ka nje shans te arte. Imeri nxjerr zbulur Dilaver i cili kalon edhe portierin Hoxha por topi nuk i bindet dhe nuk shkon ne rrjete.

Me kalimin e minutave bie forca goditese e te dy ekipeve dhe mungojne rastet ne portat respektive, ndonese trajneret Brdariç e Daja bejne edhe levizjet e para nga stoli, por serish eshte e njejta situate. Dy ekipet duket se i ruhen njeri- tjetrit dhe jane te kenaqur me barazimin.

Trajneri Daja kerkon golin dhe fut ne loje te gjithe sulmuesit qe ka ne dispozicion. Megjithate ne fushe nuk shfaqet aq i rrezikshem sa duhet, madje shihet qe ka frike nga ndonje surprize e Vllaznise.

Arbitri i katert akordoi tre minuta shtese qe ishin edhe minuta shprese per te dy ekipet por qe nuk dhuron asgje. perfundimisht barazim 0-0.