Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia do rezultat pozitiv me Partizanin, do ketë premio për lojtarët

Vllaznia do rezultat pozitiv me Partizanin, do ketë premio për lojtarët

Në prag të ndeshjes me Partizanin, pikërisht në seancën stërvitore të pasdites së djeshme të Vllaznisë, kanë marrë pjesë edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, si dhe sponsori i skuadrës, Alban Xhaferi.

Ata kanë shfrytëzuar këtë moment për të motivuar skuadrën pikërisht në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij, Xhaferi përgëzoi skuadrën për rritjen e nivelit të lojërave të zhvilluara nga ndeshja në ndeshje.

Njëkohësisht, duke ditur rëndësinë e takimit të së premtes ndaj Partizanit, deklaroi se në rast fitoreje, skuadrës do t’i akordohet edhe një shpërblim.

Ndërkohë, kryebashkiakja Ademi inkurajoi stafin dhe ekipin për të vazhduar punën me përkushtim dhe duke i siguruar për mbështetje maksimale në çdo aspekt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments