Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra shkodrane në “Air Abania”.
Ndeshja është dominuar nga shkodranët, që kanë pasur disa raste të pastra shënimi. Vetëm goli ka munguar për të besuarit e Brdaric, që largohen me kokën lart në përballjen kundër kryesuesve të Superligës.
Bardheblutë e Shehit duket se i kanë zgjatur pushimet, duke mos treguar asgjë nga 15 javët e para në sezonit. Tirana do duhet t’i falet Bekaj, Najdovskit dhe pasaktësisë së Aralica dhe sulmit mik.
Pas kësaj jave, Tirana mbetet në krye me 34 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e katërt.