Tirana – Vllaznia, kjo është një nga kryendeshjet e javës së 34 në Superligë. Dueli merr jetë të shtunë në 17:15 në “Selman Stërmasi”, me miqtë që kërkojnë një vend në zonën europiane edhe nga kampionati.

Djemtë e Elvis Plorit janë në finalen e Kupës kundër Laçit, teksa nuk duan të lënë në dorë të një dueli fatin e një sezoni të tërë. Tanimë fokusi qëndron te Tirana kampione, me shkodranët që do veprojnë ndryshe për këtë duel.

Pritet që pasditen e sotme skuadra e Vllaznisë të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Shkodër, për të marrë rrugën dhe akomoduar më pas në një prej hoteleve të kryeqytetit, një ditë përpara ndeshjes.

Te kuqeblutë janë duke i dhënë rëndësi të madhe takimit, teksa Vllaznia dhe Partizani kanë 49 pikë në klasifikim, duke ndarë vendet 3 dhe 4. Jane edhe 270 minuta deri ne fund te kampionatit dhe ne kampin shkodran jane duke i kushtuar nje kujdes maksimal atyre per te arritur objektivin qe deshirojne.