Vllaznia barazoi 1-1 me Egnatian në “Loro Boriçi”, me duelin që vlente për javën e 17 të Superligës. Katër barazimet radhazi në elitën e Shqipërisë kanë bërë që te Vllaznia të jenë në krizë për fitore dhe gola.

Vendi i katërt me 27 pikë duket i sigurtë për momentin, ndërsa kalendari është kundër djemve qe drejtohen nga trajneri Thomas Brdariç.

Në mesjavë, të mërkurë në 13:45 Vllaznia luan në transfertë me Flamurtarin, sfidë që vlen për 1/8 e Kupës së Shqipërisë.

Veç këtij dueli, Vllaznia luan dy ndeshjet e radhës në kampionat në transfertë. Të diel në 13:45 (30 janar), kuqeblutë janë miq në Kamëz, aty ku i pret Kastrioti. Edhe sfida e javë së 19 në kampionat me Laçin luhet në transfertë./newsport/