Në datat 20 – 21 Maj 2019 me ftesë të Shoqatës Sportive të Basketbollit Vllaznia, z.Nikolai Gospodinov, ish-trajner i Levskit të Sofies në Bullgari dhe kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit të basketbollit të Vllaznisë do të realizojë një vizitë në qytetin e Shkodrës.
Gjatë kësaj vizite z.Gospodinov do të njihet nga afër me infrastrukturën e klubit si edhe kushtet aktuale të stërvitjes së ekipeve të moshave në basketboll.
Po ashtu janë planifikuar të realizohen kontakte me drejtues lokal të sportit në Shkodër, përfaqësues të institucioneve të edukimit si edhe me komunitetin e trajnerëve të basketbollit, të cilët kontribuojnë në stërvitjen e ekipeve zinxhirë, duke krijuar një ide më të qartë në ndërtimin profesional të Akademisë së Basketbollit Vllaznia.
Ndërkohë, në fund të vizitës do të organizohet edhe një konferencë shtypi me gazetarët e mediave lokale në Shkodër.