HomeBASKETBOLLVllaznia e basketbollit për turp. E mund edhe Dinamo, humbja e 7-të...

Vllaznia e basketbollit për turp. E mund edhe Dinamo, humbja e 7-të rradhazi

Problemet per Vllaznine e basketbollit te meshkujve vazhdojne te thellohen edhe me shume. Mbremjen e sotme ajo ka pesuar humbjen e rradhes, e cila ne fakt eshte e shtata rradhazi qe tregon me se miri krizen e thelle qe ky ekip po kalon.

Perballe Dinamos, nje prej skuadrave me te dobeta te kampionatit, shkodranet jane mundur me rezultatin 61-70 brenda ne “Qazim Dervishi” dhe Vllaznia zhytet gjithnje e me poshte.

Ndonese me 7 amerikane ne rradhet e saj, skuadra shkodrane vazhdon te zhgenjeje te gjithe dhe largimi i trajnerit Milatoviç nuk po jep efektin e vet. Me Ervin Berdicen ne pankine, skuadra ka pesuar tre humbje njera pas tjetres.

Per me teper, kjo e sotmja ndaj Dinamos, sigurisht qe peshon shume. Ne kete mes, sigurisht qe drejtuesit duhet te nderhyjne sa me pare per t’i dhene nje zgjidhje sepse ne rast te kundert, i gjithe sezoni do te çohet dem dhe jo vetem qe nuk do te jete ne mes ekipeve pretendente, por rrezikon te bjere edhe nga kategoria./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments