Vllaznia do ta mbylle sot me Superioren, ku nuk mundi te arrinte synimet maksimale te saj ne kete sezon. Nese nuk arrihet Europa, do te jete nje deshtim i madh per shkodranet, te cilet e nisen kampionatin me pretendime te tjera, duke investuar jo pak.
Ndeshja me Kastriotin eshte e rendesishme, teksa drejtuesit kuqeblu duan qe skuadra ta fitoje edhe kete 90-minutesh te fundit.
Megjithate, me shume ne kampin shkodran po mendohet per finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit, por fillimisht duhet fituar ndeshja e sotme ndaj Kastriotit.
Nderkohe, Mirel Josa mbetet i konfirmuar ne stolin e Vllaznise edhe per sezonin e ardhshem. Ai e ka shprehur qarte edhe vete se deshiron ta vazhdoje projektin me kuqeblute per rikthimin e Vllaznise te trofete dhe synimin per te fituar Kupen e Shqiperise.
Dilemat me te medha lidhen me grupin e futbollisteve, qe detyrimisht nuk do te pesoje shume ndryshime, me perjashtim te futbollisteve te huaj. Pas ndeshjes finale me Laçin, do te qartesohen shume gjera ne kete drejtim.
Maringlen ZHIVANI