Vllaznia nuk është më si më parë edhe në aspektin organizativ, pasi në klubin shkodran ka filluar të funksionojë më së miri edhe aspekti administrative.
Mbrojtësi Sedat Berisha ka humbur gjyqin në FIFA ndaj ish-ekipit të tij, Vllaznisë.
31-vjeçari u kërkoi shkodranëve 3 paga të prapambetura, gjithashtu edhe dëmshpërblimin për prishjen e njëanshme të kontratës përpara aftit, shuma të cilën Vllaznia duhet t’i paguante Berishës, në rast se humbiste gjyqin.
Pra, e gjithë fatura, mund të arrinte 37 milionë lekë të vjetra, por FIFA e ka hedhur poshtë pretendimin e mbrojtësit që debutoi në Superiore me shkodranët pas largimit nga ekipi i Shkupit.