Redon Dragoshi pritet të jetë firma e radhës në skuadrën e Vllaznisë. Mbrojtësi i djathtë i verilindorëve i dha fund aventurës sot në Kukës duke dalë në këtë mënyrë lojtar i lirë.

Interesimi për të nuk ka munguar dhe mësohet se ka arritur një akord paraprak me drejtuesit e Vllaznisë.

Largimi i Erdenis Gurishtës ka bërë që drejtuesit t’i bëjnë ofertë anësorit të djathtë të kuksianëve. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.

Një përforcim i rëndësishëm për organikën e trajnerit Migen Memelli, i cili e ka organikën më të cunguar se kurrë.

Kujtojmë që kuqeblutë do të luajnë edhe në Kupat e Europës dhe drejtuesve i duhet të nxitojnë për t’u pasuruar me elementë cilësorë.