Neser ne oren 19.00 ne stadiumi “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Tiranes. Te dy takimet vijne ne kete perballje me te njejten kuote pikesh- 4, pas dy javeve te para te kampionatit.

Ne kampin shkodran verehet nje mobilizim maksimal per kete ndeshje dhe ashtu si dhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Laçit, ekipi eshte grumbulluar serish ne pragndeshje. Keshtu ka ndodhur edhe sonte teksa kuqeblute jane sistemuar ne hotel “Havana” pak kilometra larg Shkodres.

Ne listen e lojtareve te grumbulluar nga stafi teknik per kete takim ka edhe dy risi: Per here te pare per kete sezon, grumbullohen mesfushori Behar Ramadani dhe sulmuesi brazilian Wenderson Da Silva Soares (Maranhao).

Gjendja fizike e ketyre dy lojtareve nuk eshte ajo e duhura, por gjithsesi ata do te jene te gatshem ne pankine dhe nese do te jete e nevojshme mund te shfrytezohen ne pjesen e dyte.