Sulmuesi dibran Xhuliano Skuka është gati për të veshur fanellën e Dinamos. 22 vjeçari e ka treguar veten me Korabin dhe pa frikë mund të quhet bomberi i Kategorisë së Parë. Duket se forma e mirë e Skukës ka bërë që Blutë të mendojnë për të.

Mësohet se mes Dinamos dhe Korabit ka një marrëveshje për lojtarin, me numrin 9 që do veshë nga sezoni i ri fanellën e Bluve në Superligë.

Pas prezantimit të trajnerit Shkëmbi, Dinamo pritet të zyrtarizojë edhe afrimin e disa lojtarëve që kanë arritur akordin me klubin. Skuka sezonin që u mbyll ia doli të gjejë 14 herë rrjetën me Korabin.

Vllaznia nderkohe e ka tentuar qe prej veres se kaluar por drejtuesit e Korabit nuk e leshuan. Edhe kohet e fundit mesohet se ka patur serish interes por nuk eshte konkretizuar. Dinamo duket se eshte treguar me e shpejte dhe perpos kesaj, ka paguar per te marre sherbimet e tij.