Java e 10-të e kategorisë superiore u mbyll ditën e djeshme me sfidat e Kukësi-Egnatia dhe Dinamo-Kastrioti. Veilindorët dhe blutë fitua me skuadrat respektive duke marrë pikë më vlerë në fillim të fazës së dytë.
Tirana kryesuese ishte skuadra më e ‘djegur’ e kësaj jave e cila ‘ngeci’ në barazim pa gola në transfertën e Korçës kundër Skëndërbeut.
Skuadra e Kukësit shfrytëzon në maksimum hapin fals të bardh e bluve duke i vënë nën presion sepse tashmë verilindorët ndodhet vetëm 1 pikë larg Tiranës.
Edhe skuadra e Vllaznisë ‘feston’ këtë javë e cila arriti të fitonte kundër Laçit dhe duke grumbulluar 16 pikë, 3 më shumë se skuadra e vendit të 4-të që është Teuta e cila u mposht nga Partizani me shifrat 2-1.
Demat me fitoren kundër djemve të detit ‘fluturojnë’ në mesin e tabelës me vetëm 1 pikë më pak se Teuta dhe Dinamo, ku blutë e kryeqytetit arritën të mposhtin Kastriotin në “Elbasan Arena” dhe duke barazuar skuadrën e Teutës me 13 pikë, në vendin e 5-të.
![Screenshot 2021-11-29 at 12-06-06 Vllaznia e Kukësi në ‘festë’, Tirana nën presion, ja tabela e klasifikimit pas javës së 1[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot-2021-11-29-at-12-06-06-Vllaznia-e-Kukesi-ne-‘feste-Tirana-nen-presion-ja-tabela-e-klasifikimit-pas-javes-se-1...-1068x552.png)






