Elson Demi ka luajtur me skuadrën e Besëlidhjes në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, por edhe me Butrintin e vitin e shkuar me Ilirinë. Demi aktualisht është në kulmin e karrierës dhe oferat për të nuk mungojnë. Madje ka edhe ekipe të Superiores që duan shërbimet e tij.

Siç raporton vipsport.al, Vllaznia, por edhe Laçi e duan “gardianin” shtatlartë që ta kenë në gjirin e vet. Elson Demi, aktualisht është 29 vjeç dhe synon që të provojë një eksperiencë në elitë nëse gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubeve që kërkojnë shërbimet e tij.

Demi aktualisht është me pushime dhe me shumë gjasa brenda javës që vjen pritet që të vendosë për të ardhmen e vet, madje e joshin skuadrat e Superiores. Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë…!

Por ne fakt, gjasat qe ai t’i bashkohet Vllaznise jane shume te vogla. Kuqeblute e kane portierin e pare- Sherrin, nderkohe qe per te dyte mund te shfrytezoje 19 vjeçarin Qarri, por nuk perjashtohet mundesia qe te kthehet pas huazimit tek Veleçiku Vjerdha apo dhe Bajri nga Beselidhja.

Megjithate ne ditet ne vijim kur te nise stervitja e ekipit shkodran, do te mesohet me shume ne lidhje me organiken e tij. Vllaznia nuk ka vuajtur per portiere keto vitet e fundit megjithate duhet pare se çfare do te ndodhe ne vijim.