Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ia ka dalë sot të marrë një fitore të rëndësishme. Shkodranët mundën 126-72 Eagles, në “Qazim Dervishi”. Vendasit dominuan totalisht, duke zhvilluar një nga takimet më të mira të sezonit.

Kjo ishte sfida e fundit e kampionatit, përpara nisjes së fazës së Play off. Vllaznia ka bërë një sezon me luhatje, teksa e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo eshte renditur e treta ne perfundim te fazes se trete te kampionatit dhe ne gjysmefinalen e play-off do te ndeshte me ekipin e Teutes.

Sfida e pare ndaj tij do te luhet me 25 maj ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit dhe pas pak ditesh do te luhet e dyta ne “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ne finale do te shkoje skuadra qe do te fitoje dy ndeshje dhe Vllaznia padyshim qe do ta tentoje kete gje deri ne fund.

REZULTATI:

VLLAZNIA 126-72 EAGLES