Viti 2020 nisi me bojkot për Vllazninë, ndërsa u mbyll në mënyrë të paimagjinueshme në vendin e parë pas 12 javësh të Kategorisë së Parë për sezonin 2020-2021. Merkatoje mjaft e mirë dhe menaxhimi perfekt i ekipit nga Thomas Brdariç kanë bërë që Vllaznia ta shohë veten në vendin e parë më 6 pikë më shumë se Teuta e vendit.

Duke patur parasysh se tekniku kroato-gjerman bën pak ndryshim në rreshtim duke luajtur me formacion bazë, rezulton se dy futbollistët më të aktivizuar prej tij deri tani janë portieri Zogoviç dhe kapiteni i ekipit Gurishta me 1080 minuta, ose kanë luajtur në të gjitha takimet e këtij sezoni në kampionat.

Pas tyre vjen mesfushori Herald Marku me 1040 minuta, një tjetër lider te Vllaznia. Jo më pak i rëndësishëm është dhe qendërmbrojtësi Mevlan Adili, i cili ka luajtur 990 minuta.

Renditja pasohet me qendërmbrojtësin tjetër Eni Imami (978 minuta), Ardit Krymi me 972 minuta. Sulmuesi kryesor i skuadrës Hari Dilaver është aktivizuar 958 minuta.

Shkodranët shpresojnë që 2021 të jetë viti i titullit të dhjetë kampion, megjithate gara do te jete e forte deri ne fund dhe veshtiresia per te arritur kete objektiv do te jete e madhe.