Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka nisur me fitore Ligën “Gjergj Kastrioti”. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës në ndeshjen e luajtur në palestrën “Bill Klinton” të Ferizajt.

Ajo e nisi mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 27-25 dhe më pas edhe të dytin 25-20 duke treguar hapur ambiciet e saj për ta fituar këtë përballje. Megjithatë Skënderbeu të rihapte gjithçka sepse e fitoi setin e tretë në shifrat 25-19.

Megjithatë volejbollistët shkodranë reaguan në të katërtin duke e fituar 26-24 dhe në këtë mënyrë të gjithë takimin me rezultatin 3-1. Një start i mbarë i kësaj kupe, ndërkohë që nesër djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja do të luajnë ndeshjen e dytë.

Përballë tyre do të jetë ekipi vendas i Ferizajt dhe sigurisht që synimi do të jetë sërish fitorja. Në grup me këto skuadra është edhe Partizani dhe Vllaznia synon të zërë njërin nga dy vendet e para në grup.