Vllaznia është “kampione” e kësaj merkatoje vere. Zyrtarisht kanë bërë 16 afrime, duke dubluar çdo rol. Skuadra është rinovuar në masën 60-70% krahasuar me një sezon më parë, derisa pak futbollistë kanë rezistuar nga vjet.

Këto ndryshime pritet të sjellin rezultatet e duhura në Shkodër, e megjithatë testi i vërtetë do të jetë fusha e lojës. Në këtë listë të stërgjatë afrimesh mungon emri i brazilianit Kasius Koehlo, që vetëm dy ditë më parë u largua zyrtarisht nga klubi.

Drejtuesit nuk u bindën prej tij, ndaj prishën edhe kontratën. Ardit Hoxhaj, Aleksandar Isaevski, Enes Isufi, Bojan Zogoviç, Viktor da Silva Matos, Uheid Hoxha, Demir Imeri, Mehdi Çoba, Nertil Hoxhaj, Kristofer Mandiangu, Ismael Dunga, Arlind Kalaja, Eni Imami, Haris Dilaver, Fjoart Jonuzi dhe Abdurrahman Fangaj janë lojtarët që janë bërë zyrtarisht pjesë e kuqebluve.

Vlen të saktësohet se mbrojtësi i linjës së djathtë (Fangaj) ka bërë parakontratë dhe vetëm në janar mund të vihet në urdhrat Tomas Brdariçit. Shkodrani i ardhur nga Laçi ka kryer një ndërhyrje në gju dhe nuk mund të luajë në pjesën e parë të sezonit, ndaj palët kanë gjetur këtë zgjidhje. Me këta emra dhe rikonfirmimet e disa prej lojtarëve të ekipit që mbylli sezonin e shkuar, është mbyllur edhe merkatoja e Vllaznisë.

Tashmë do të nisë “gara” e vërtetë mes lojtarëve dhe vetë trajneri e ka thënë hapur që gjithkush duhet ta meritojë fanellën e titullit. Tifozët janë vërtet kuriozë të shohin se cili do të jetë formacioni “tip” i kuqebluve, ndërsa duhet thënë që alternativat për teknikun gjerman do të jenë edhe më të mëdha. Me ndërtimin e ekipit U-21 nuk përjashtohet mundësia që disa nga ekipi i parë të kalojnë te “Shpresat” apo edhe e kundërta.

Me kaq shumë opsione, stafit teknik nuk do t’i dhembë assesi koka kur të kthehet nga stoli. Vllaznia me 16 afrimet do të kërkojë të jetë një nga skuadrat që do të ketë pretendime serioze për sezonin e ri, ku shpresohet që të gjitha përforcimet të japin më të mirën për skuadrën shkodrane.

LISTA E FEDERIMEVE TË VLLAZNISË

PORTIERË

BOJAN ZOGOVIÇ

KRISTI QARRI

MBROJTËS

ERDENIS GURISHTA

DAJAN SHEHI

MEVLAN ADILI

ALEKSANDAR ISAEVSKI

NERTIL HOXHAJ

ENI IMAMI

ENES ISUFI

ELMIR LEKAJ

MESFUSHORË

BEHAR RAMADANI

ARDIT KRYMI

HERALD MARKU

ARSID KRUJA

FLORIND BARDULLA

UHEID HOXHA

DEMIR IMERI

ARLIND KALAJA

FJOART JONUZI

VIKTOR DA SILVA

KRISTOFER MANDIANGU

EUGENIO SIDORENKO

SULMUES

HARIS DILAVER

ISMAEL DUNGA

ARDIT HOXHAJ

MEHDI ÇOBA

ERALDO DEDE