Ndryshe nga te gjithe javet e tjera, sot tek Vllaznia ka qene ndryshe. Duke qene nje dite para takimit te rradhes, pritej qe para gazetareve te shfaqej trajneri Brdariç ose ndonje pjestar tjeter i stafit teknik dhe ndonje futbollist, ashtu siç ka ndodhur rregullit.
Por kete here kjo nuk ka ndodhur. Zyra e shtypit prane klubit shkodran ka bere te ditur se sot klubi ka vendosur qe te mos kete prononcime per mediat.
Arsyeja eshte e thjeshte, per ta lene skuadren ta pergatise ne qetesi sfiden e rradhes, ate qe do te luhet neser ne oren 16:00 ndaj Kukesit ne “Loro Boriçi”.
Nje vendim i tille mesohet se nuk eshte marre per ndonje problem me mediat, por thjesht eshte vendosur per ta lene skaudren sa me larg tyre dhe publikut para kesaj ndeshje te rendesishme.
Vllaznia po kalon momente jo te mira javet e fundit dhe si rrjedhoje drejtuesit po provojne te gjitha menyrat per te dale nga kjo situate./SHKODRA-SPORT.COM/