Pas tre gjobave te marra nga UEFA gjare veres qe lame pas, per shkak te sjelljes se gabuar te tifozeve te Vllaznia, Vllaznia sot ka marre nje tjeter ndeshkim.

Kete here nga Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit, pikerisht per parregullsite e verejtura ne ndeshjen e se shtunes ndaj Teutes e cila u mbyll ne barazim 1-1.

Ne piken 2 te vendimeve te sotme te ketij komisioni shkruhet: “KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë”.

Te pakten kete here, gjoba eshte e vogel sepse ne fakt edhe sjellja e tifozeve nuk krahasohej me ate te ndeshjes ndaj Shiroki Brijeg dhe AEL Limassol.

Megjithate eshte e papranueshme qe Vllaznia te vazhdoje te gjobitet per shkak te tifozeve. Ata qe duhen te jene ne mbeshtetje te skuadres, ato po shnderrohen ne nje problem ekonomik per te./SHKODRA-SPORT.COM/