Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet pretendente për titullin kampion në boks këtë vit. Ekipi tjetër pretendent- Dardania ndonëse ka patur më shumë se gjithë ekipet e tjera boksierë pjesmarrës-10, nuk ka bërë një paraqitje të mirë gjatë ditës së djeshme. Ndër 5 boksierët e saj që kanë dalë në ring, kanë humbur 4, çka do të thotë se në garën e mëtejshme për titullin kampion, është disi prapa dy ekipeve të tjera. Për Vllazninë në këtë ditë të dytë kanë konkurruar dy boksierë, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa dhe të dy kanë dalë me fitore, çka do të thotë se ekipi shkodran është në lojë për të fituar titullin kampion me 7 sportistë.

Po kaq ka edhe Tirana dhe për rrjedhojë dita e sotme, ajo e gjysmëfinaleve mendohet të ketë një rivalitet shumë të madh. E rëndësishme është që ky kampionat ka nivel dhe kushdo ekip që ta fitojë, do të tregojë se e meriton atë.
Fituesit e ditës së dytë
46 kg    Klevis Vrapi    (Teuta)
56 kg    Preng Kaçorri    (Teuta)
60 kg    Arndol Kuqari    (Apolonia)
60 kg    Averild Bilo    (Kukësi)
75 kg    Elvis Xhafaj    (Teuta)
81 kg    Kristian Demaj    (Vllaznia)
81 kg    Alban Bermeta    (Tirana)
91 kg    Aleks Ramo    (Tirana)
91 kg    Emiljan Xhediku    (Dardania)
+91 kg    Fatjon Sorra    (Tirana)
+91 kg    Nelson Hysa    (Vllaznia)
www.shkodrasport.com
Boksieri i Vllaznise Nelson Hysa ne ndeshjen e sotme ndaj Alesio Spahiut te Teutes