Vllaznia nuk arriti të fitonte në takimin që u zhvillua mbrëmë kundër Dinamos duke u ndalur në një barazim 0-0. Kuqeblutë u ndalën pas 3 fitoreve rradhazi dhe në një moment kur pritej një “poker” fitoresh, një gjë e tillë nuk ndodhi. Një barazim në shifrat 0-0 ndau nga një pikë për secilën skuadër.
Por nëse për pjesën sulmuese të skuadrës mund të ketë kritika. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për aspektin mbrojtës. Kjo pasi në ndeshjen kundër dinamovitëve, porta e mbrojtur nga Zogoviç nuk u godit asnjëherë dhe kuqeblutë kontrolluan totalisht lojën në Elbasan.
Kjo ishte edhe ndeshja e tretë rradhazi që shkodranët nuk pësuab gol. Dhe ky është një rekord për këtë sezon. Adili dhe Diagne tashmë duket se kuptohen me sy mbyllur me njëri-tjetri e ndërsa krahët me Hakajn dhe Gurishtën janë të pakalueshëm e patjetër për tu përmendur edhe siguria që shfaq gjithmonë edhe portieri Zogoviç.
Trajneri Brdariç duket se tashmë ka zgjidhur problemet e prapavijës që po vuante në fillim të sezonit. Tashmë sytë dhe mendja kalojnë tek ndeshja e rradhës kundër Kukësit në javën tjetër e patjetër do kërkohet një 3 pikësh për të mbyllur sa më mirë vitin. Ndoshta duhet edhe një “zhbllokim” i fazës sulmuese që ekipi të rikthehet menjëherë tek suksesi.
Endri ÇINARI