Pas ndeshjes ndaj Partizanit, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer pasditën e sotme sërish fushës së stërvitjes. Futbollistët shkodranë nën drejtimin e stafit teknik kanë vijuar përgatitjet për sfidën e rradhës, atë që do të luajnë të dielën ndaj Teutës.
Megjithatë, në seancën stërvitore të Vllaznisë ditën e sotme, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi për të takuar futbollistët dhe trajnerët Plori-Miloti-Lekiqi.
Numri 1 i klubit shkodran ka udhëtuar drejt fushës sportive të Golemit në kompleksin Hasaj dhe e ka ndjekur nga afër seancën stërvitore të ekipit, që nga fillimi dhe deri në fund.
Fakti që po afrohet fundi i sezonit, e bën garën edhe më të vështirë dhe sigurisht që Vllaznia ka nevojë për ta patur më afër presidentin Xhaferi dhe ai po e bën këtë gjë.
Vllaznia do të luajë të dielën në Durrës ndaj Teutës dhe numri 1 i kluvit ka besim se, pavarësisht problemeve me mungesat e lojtarëve, Vllaznia do ia dalë të marrë pikë.
Maringlen ZHIVANI