Shqiptaro- maqedonasi Jasir Selmani është blerja e parë e Vllaznisë në merkaton e verës. Mesfushori 24 vjeçar që deri para pak ditësh ka qenë pjesë e Shkëndisë së Tetovës, ka mbërritur në Shkodër pasditen e së martës, ka firmosur kontratën dyvjeçare me klubin kuqeblu dhe menjëherë më pas është prezantuar para mediave nga ana e drejtuesve të klubit. Duke folur para gazetarëve, administratori Neritan kalamishi ka thënë se ky është vetëm përforcimi I parë I Vllaznisë. Ndërkohë, Selmani në prononcimin e tij të parë si futbollist I Vllaznisë, ka shprehur kënaqësinë që do të veshë fanellën e kësaj skuadre me shumë traditë në futbollin shqiptar duke thënë se do të japë maksimumin për të. Edhe trajneri Luan Zmijani është shprehur I kënaqur për marrjen e këtij futbollisti dhe ka premtuar se në ditët e ardhshme do të ketë të tjera përforcime. Vllaznia në këtë mënyrë ka nisur merkaton teksa ka detyrë të plotësojë vendet vacant të mbetura nga largimi I disa futbollistëve.
www.shkodrasport.com