HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia, firmosin edhe tre të tjerë. Skuadra nis të marrë formë

Vllaznia, firmosin edhe tre të tjerë. Skuadra nis të marrë formë

Në klubin e Futbollit Vllaznia sot ka vijuar puna me firmosjen e të tjera kontratave. Në fakt duket se nuk do të ketë më kontrata të reja por thjesht rishikim të atyre ekzistuese.

Nga sa bëhet e ditur, administratori Suad Lici sot ka arritur akordin edhe me tre futbollistë të tjerë.

Pikërisht me mbrojtësit Olsi Gocaj dhe Antonio Marku si dhe me mesfushorin Florind Bardulla. Ndërkohë, mësohet të ketë patur bisedime edhe me Likën, Tafilin, Krymin, Sherrin dhe Selimajn dhe kanë mbetur detaje shumë të
vogla për t’u zgjidhur.

Ditën e nesërme mendohet të ketë të tjera bisedime dhe me shumë të ngjarë edhe ato do të firmosin kontratat e reja.

Kësisoj Vllaznia e sezonit 2018-2019 po merr formë gradualisht dhe brenda të premtes do të kenë firmosur të 25 futbollistët që do të jenë pjesë e saj në mënyrë që të fokusohen pastaj tek ndeshja e së shtunës ndaj Korabit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments