Vllaznia është rikthyer sot në fushën e blertë duke zhvilluar testin e radhës miqësorë ndaj Veleçikut. Në ndeshjen e zhvilluar ditëne sotme ekipi i Vllaznisë ka mundur me shifrat e ngushta 3-2 ekipin nga Kopliku.
Kuqeblutë kanë marrë sinjale pozitive para ndeshjes së Superkupës ndaj Tiranës, pasi në fushë është rikthyer dhe Liridon Latifi i cili mungonte prej më shumë se 1 faze.
Latifi veç rikthimit ka shënuar dhe golin e dytë për Vllazninë teksa ka qene i sakte nga pika e 11-metershit. Aralica dhe autogOli i A.Kaçajt kanë vulosur shifrat e takimit nderkohe qe per Veleçikun shenuan A.Hajdari me 11-metersh dhe Ujkaj.
VLLAZNIA- VELEÇIKU 3-2
Aralica ’14, Latifi 31′ (11-m), A.Kaçaj 77′ (aut)/ A. Hajdari 36′, Ujkaj 42′
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Heriç, Latifi, Mala, Vulaj, Aralica. Tr: M. Josa. U aktivizuan edhe Qarri, Pjeshka, Pusi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Kruja, Çoba e A. Hoxhaj.
VELEÇIKU: Kaçaj, Elbasani, Zefi, Alcani, Banushaj, D. Marku, Bardulla, Hajdari, Rustemaj, Ujkaj, Dibra. Tr: D. Smajli
Arbitra: R. Gemi, S. Hyseni, B. Pepnikaj