Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fiton 7-0 miqësoren e parë. Gjashtë të huajt s'vlejnë

Vllaznia fiton 7-0 miqësoren e parë. Gjashtë të huajt s’vlejnë

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 me ekipin e Ribnicës në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në Ulqin. Por kjo fitore do të thotë se mund të jetë një tregues për kthesën e skuadrës shkodrane. Megjithatë e përgjithshmja është positive në këtë test të parë të trajnerit të ri Artan Bushati në krye të saj. Ndeshja është luajtur pasditen e djeshme në një nga fushat e kompleksit “Olimpik” në Ulqin. Kishin udhëtuar për atje edhe presidenti I ardhshëm I Vllaznisë Agron Çela bashkë me drejtuesit aktualë të klubit. Trajneri Bushati e nisi ndeshjen me këtë formacion: Gjokoviç, Smajli, Semina, Belisha, Begaj, Hajdari, Tafili, Nallbani, Dragoi, Deliç e Rexha. Pjesa e parë është mbyllur 3-0 me gola të shënuar nga Rexha në minutat 19 e 32 si dhe Hajdari në 26-tën minutë. Smajli ndërkohë ka humbur një 11-metërsh në këtë pjesë. Në pjesën e dytë janë aktivizuar futbollistët e tjerë dhe pikërisht portieri Hallunaj, Bardulla, Kruja, Dema, Gjini, Guri si dhe gjashtë futbollistët e ardhur në provë pikërisht malazezin Neleviç, tre serbët Luçiç, Vujaklija e Vllahoviç, lojtarin nga Etiopia Karfonia dhe shkodranin e ardhur nga Kanadaja Ferhati.Janë shënuar katër gola në këtë pjesë nga Gjini në minutat 65 e 72, Ferhati në minutën e 70-të dhe Guri në minutën e 75-të. Nga gjashtë lojtarët e ardhur për provë, asnjëri prej tyre sipas trajnerit Bushati nuk e ka kaluar provën. Nga ana tjetër ka qenë i pranishëm mbrojtësi Tefik Osmani dhe me shumë mundësi brenda dy ditësh ai do mbyllë problemet me Vllazninë dhe do kthehet në stërvitje me të.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments