Kampionati i Kategorisë Superiore ende nuk dihet kur do të nisë dhe skuadrat vazhdojnë të zhvillojnë ndeshje miqësore. Një të tillë ka bërë sot edhe ekipi i Vllaznisë që është ndeshur me 21 vjeçarët kuqeblu dhe ka fituar me rezultatin e thellë 6-0.

Takimi eshte zhvilluar ne kompleksin “Hasaj” dhe ka qene nje test i mire per te dy ekipet. Kuptohet qe stafi i ekipit te pare e ka shfrytezuar ne menyren e duhur kete fundjave duke zhvilluar nje tjeter perballje miqesore.

Edhe në këtë 90 minutësh stafi teknik ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion.
Sa i takon miqësores, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga Imeri dhe Marku me 11-metërsh, ndërsa në pjesën e dytë ka shënuar Çoba dy herë si dhe Dunga e Kalaja.

Vllaznia- Vllaznia U21 6-0

Vllaznia: Zogoviç, Lekaj, Adili, Isufi, Isaevski, Krymi, Marku, Victor da Silva, Imeri, Kruja, Dilaver. Tr: T. Brdariç. U aktivizuan edhe Qarri, Jonuzi, Kalaja, Dunga, Ramadani, Shehi, N. Hoxhaj, Çoba, A.Hoxhaj.

Vllaznia U21: Qarri, Peku, Sekja, Kraja, Bushaj, Leka, Xhahysa, Dulaj, Osmani, Rrasa, Zeneli. Tr: F. Hasani. U aktivizuan edhe Shkoza, Troshani, Mali, Malocaj, Laçeja e Hoxha.

Shenues: Imeri ‘8, H. Marku ‘41 (11-m), Dunga ‘55, Çoba 68’, ‘72, Kalaja ‘70

Arbitre: Soada Tushaj (Shkoder)