Vllaznia ka zhvilluar dje një test miqësor me ekipin U-21, vetëm 24 orë pas ndeshjes së fituar 1-0 me Partizanin që vlente për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Shkodranët kryesojnë elitën e futbollit shqiptar, duke bindur me lojë dhe rezultat.
Dje, të besuarit e Brdaric janë përballur në një test miqësor me ekipin e Vllaznisë U21, të fituar 4-1. Për ekipin A shënuan Çoba, Da Silva, Sidorenko dhe Nertil Hoxhaj, teksa për U21 gjeti rrjetën Smajli.
Në miqësore nuk ishte lojtari i afruar me bujë, gjermani Mandiangu. Sulmuesi duket se vijon i dëmtuar, duke mos qenë as pranë skuadrës.
Ndeshje te tilla miqesore Vllaznia zhvillon shpesh sa here qe gjen hapesira kohore dhe stafi me ane te tyre mendon te mbaje ne tonus edhe lojtaret e stolit.