Java e pare e fazes se trete te kampionatit kombetar te 15 vjeçareve ka dhuruar nje tjeter fitore per ekipin kryesues te kampionatit, Vllaznine.
Ajo ka fituar paraditen e sotme me rezultatin e thelle 6-0 ne “Reshit Rusi” ndaj Akademise “Shqiponja”, ne nje ndeshje te dominuar totalisht prej saj.
Ka qene futbollisti Kubazi ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 2-te te takimit duke shenuar golin e pare, nderkohe qe ai do te shenonte serish edhe ne minuten e 10-te.
Nuk do te mungonte per te shenuar edhe Qokthi ne minuten e 5-te, ndersa pjesa e pare do te kompletohej edhe me dy gola te tjere te Hajdarit duke bere qe ajo te mbyllej me shifrat e thella 5-0.
Ne pjesen e dute nderkohe do te shenohej edhe nje gol tjeter me autor Uruçin qe do te mbyllte kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 6-0.
Edhe pas pergjysmimit te pikeve sipas rregullores ne fazen e trete, ekipi Vllaznia U15 vazhdon te kryesoje renditjen, tashme ne kuoten e 27 pikeve, duke qene nje pike larg Internacionalit te vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/